FSHATI MORAVË; BERAT | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK RRETH ORËS 04:30 TË MËNGJESIT; ORNEL CAUSHI (ÇAUSHI) VDIQ; PASAGJERJA U PLAGOS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Fshati Moravë, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau sot rreth orës 04:30 të mëngjesit.
Si pasojë mbeti i vdekur:
1- Z. Ornel Caushi (Çaushi).
Njoftim | Informacion paraprak.
Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言