top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUVENDI SI SALLË DASMASH | RRETHOHET FOLTORJA E KUVENDIT ME KARRIGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Deputetët mbështetës të z. Sali Berisha, kanë shkuar në Kuvend para se të nisë seanca parlamentare, dhe kanë bllokuar foltoren me karriget e deputetëve të Partisë Socialiste.


Në rendin e diskutimeve parlamentare janë listuar disa çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.


Gjashtë deputetë, mbështetës të opozitës janë të përjashtuar për 10 ditë, ata janë:


1- Z. Gazmend Bardhi.

2- Z. Bledion Nallbati.

3- Z. Flamur Noka.

4- Z. Edi Paloka.

5- Znj. Albana Vokshi.

6- Z. Saimir Korreshi (i përjashtuar 3 ditë).


Pavarësisht masës disiplinore të marrë nga Komisioni i Etikës me propozimin e Partisë Socialiste, deputetët e z. Berisha kanë paralajmëruar sërish kaos ditën e sotme.


Ishte z. Gazment Bardhi që një ditë më parë deklaroi se do të jenë të pranishëm në seancën parlamentare, edhe pse formalisht janë të përjashtuar.


Z. Berisha gjithashtu deklaroi se opozita do të luftojë për të drejtat e saj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page