KUSHDO QË GODET IZRAELIN SHUMË SHPEJT GODITET NGA KARMA VDEKJEPRURËSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21, 2024
- 1 min read
Nga z. Masim Mazuko (Massimo Mazzucco).
Romë, Itali | Tashmë është e sigurt se të gjithë pasagjerët e helikopterit që u rrëzua në Iran janë të vdekur. Mes tyre ishte edhe presidenti i kombit Raisi.
Shkaqet zyrtare janë ato të një aksidenti për shkak të motit të keq, por në këto raste bëhet e vështirë të mos dyshohet për sabotim.
Në fakt, presidenti Raisi sapo ishte bërë protagonist i një gjesti të bujshëm, kur jo më shumë se 20 ditë më parë urdhëroi një sulm (simbolik-por-jo-aq-shumë) kundër Izraelit.
Për herë të parë në histori, Irani kishte sulmuar drejtpërdrejt Izraelin, me rreth treqind raketa, predhaa dhe drone që ranë në territorin sionist.
Dhe sado që ky sulm u justifikua me sulmin e mëparshëm izraelit ndaj ambasadës iraniane në Siri, goditja psikologjike ndaj popullatës u ndje qartë në të gjithë Izraelin.
Prandaj, ky përplasje mjeti fluturues, vetëm njëzet ditë më vonë, duket të jetë një rastësi kurioze, duke e hequr vetë skifterin që kishte udhëhequr përgjigjen iraniane ndaj sulmit izraelit në Siri me dorë të fortë.
Le të themi se, nëse ishte vërtet një aksident, të paktën kushdo që guxon të sulmojë Izraelin, sjell me vete një karmë të mallkuar, e cila e godet për vdekje brenda pak javësh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































