KUSH ËSHTË ZV/DREJTORI I SHËRBIMIT TË INTELIGJENCËS USHTARAKE RUSE (GRU) GJENERALI VLADIMIR STEPANOVIÇ ALEKSEIEV (STEPANOVICH ALEKSEYEV)? | AGJENT 007 I SPECIALIZUAR NË OPERACIONE TË HUAJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Gjenerali Alekseiev (Alekseyev), Zv/Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake ruse (GRU), i cili, u plagos rëndë në një sulm në Moskë, konsiderohet hero në vendin e tij; ndërsa në të gjithë botën një pikë referimi për rrjetin ndërkombëtar të agjencive të inteligjencës të paangazhuara.
Një njeri me pushtet të padiskutueshëm, edhe pse larg vëmendjes, siç i ka hije një agjenti 007-të të nivelit të lartë.
Por, gjurmët e tij (nëse shikoni nga afër), mund të gjenden kudo që Moska ka përdorur një dorë të guximshme dhe të paskrupullt në dekadat e fundit.
Ai është një aset i rangut të lartë; eprori i tij i drejtpërdrejtë, Admirali Igor Kostiukov (Kostyukov), po udhëheq delegacionin rus në negociatat në Abu Dhabi për të zgjidhur konfliktin me Kievin.
I lindur në atë që tani është Ukraina në vitin 1961, Vladimir Stepanoviç Alekseiev (Stepanovich Alekseyev) është një ushtarak veteran; një ish-anëtar i forcave speciale “Spetsnaz” të Moskës; ai pati një karrierë të gjatë në shërbimet sekrete.
Në vitin 2015, ai ishte në terren në Siri, ku Kremlini ndërhyri ushtarakisht për të mbështetur regjimin e diktatorit Bashar al-Assad kundër xhihadistëve.
Ishte këtu që aftësitë e tij në mbikëqyrjen e oficerëve ushtarakë i dhanë titullin “Hero i Federatës Ruse”.
Në vitin 2016, ai u bë Zv/Drejtor i GRU-së.
Veprimet e tij po bëhen gjithnjë e më globale; SHBA-ës po e sanksionojnë atë për rolin e tij të dyshuar në sulmet kibernetike që i atribuohen Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e ShBA-ës.
Në vitin 2019, Bashkimi Evropian e sanksionoi atë, këtë herë duke e akuzuar për orkestrimin e sulmit me agjent nervor kundër ish-agjentit rus Sergei Skripal në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.
Ai konsiderohet kreu i inteligjencës në Ukrainë dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për mbikëqyrjen e kompanive private ushtarake.
Është këtu që figura e tij kryqëzohet me atë të një figure tjetër kyçe në spiunazhin ushtarak rus, me atë të z. Jevgeni (Yevgeny) Prigozhin, udhëheqësi i grupit paramilitar rus Wagner që marshoi drejt Moskës në vitin 2023 në një kryengritje të dështuar.
Ishte Zv/Drejtori Alekseiev ai që më pas ndërmjetësoi midis rebelëve dhe Kremlinit.
Z. Prigozhin vdiq disa muaj më vonë në një rrëzim avioni. Disa kanë parë hijen e inteligjencës ushtarake pas vdekjes së tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments