top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOSKË | U TENTUA TË VRITEJ ZV\DREJTORI I INTELIGJENCËS USHTARAKE RUSE (GRU) VLADIMIR ALEKSEIEV (ALEKSEYEV) - (NËN SANKSIONE NGA SHBA-ës DHE BASHKIMI EVROPIAN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Vladimir Alekseiev (Alekseyev), një gjeneral i lartë në Shtabin e Përgjithshëm rus dhe Zv/Drejtor i inteligjencës ushtarake, u qëllua në një pallat në Moskë këtë mëngjes dhe u dërgua me urgjencë në spital.


Komiteti Hetues Rus tha se në një ndërtesë banimi të vendosur në “Volokolamskoe Avenue” në Moskë, një individ i paidentifikuar qëlloi disa herë drejt z. Alekseiev përpara se të ikte.


Viktima u shtrua në spital”, deklaroi Komiteti Hetues - cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.


Z. Vladimir Alekseiev (Alekseyev) është Zv/Drejtori i parë i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës (GRU), një departament i kryesuar nga Admirali Igor Kostiukov (Kostyukov), i cili, është përgjegjës për delegacionin rus në negociatat trepalëshe mbi Ukrainën në Abu Dhabi.


Gjenerali Alekseiev ka mbajtur postin e Zv/Drejtorit të GRU-së që nga viti 2011.


Që nga dhjetori i vitit 2016, ai ka qenë nën sanksione të ShBA-ës në lidhje me sulmet e dyshuara kibernetike që synojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të ShBA-ës.


Në vitin 2019, ai u sanksionua gjithashtu nga Bashkimi Evropian në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Sallisbëri (Salisbury), Mbretëria e Bashkuar.


Në qershor të vitit 2023, ai, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes Junus-Bek Jevkurov (Yunus-Bek Yevkurov), u përfshi në negociata me udhëheqësin e grupit mercenar Wagner, Jevgeni (Yevgeny) Prigozhin, gjatë kryengritjes dhe Marshimit në Moskë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page