top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMITETI HETUES I FEDERATËS RUSE DEKLAROI ZYRTARISHT SE PRIGOZHINI GJENDEJ NË AVIONIN QË SHPËRTHEU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2023
  • 1 min read

Një helikopter i shërbimeve emergjente fluturon mbi vendin e rrëzimit të një avioni privat të lidhur me shefin e mercenarëve të Grupit Uagner (Wagner), Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin) në rajonin Tver të Rusisë më 24 gusht. © Reuters.

Moskë, Federata Ruse | Rusia pohoi zyrtarisht se z. Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin), shefi i Grupit mercenar Uagner (Wagner), ishte në mesin e njerëzve të vrarë, në një aksident ajëror, që ndodhi javën e kaluar.


Agjencia ruse e Aviacionit publikoi emrat e të 10 personave, përfshirë at të z. Prigozhin, i cili, gjendej në bordin e avionit privat që u rrëzua - në veriperëndim të Moskës - të mërkurën.


Testimi gjenetik u krye si pjesë e hetimit penal për aksidentin.


Sipas rezultateve të testimeve gjenetike u përcaktuan identitetet e të 10 të vdekurve”, tha Komiteti Hetues i Rusisë, në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve “Telegram”.


Identitetet e lartpërmendura, korrespondojnë me listën e identiteteve të deklaruara në fletën e fluturimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page