KUSH ËSHTË RAIAN UESLLI RUTH (RYAN WESLEY ROUTH)? NJERIU QË DONTE TË QËLLONTE MBI ISH-PRESIDENTIN TRAMP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16, 2024
- 4 min read
Uashington, Amerikë | Ai ishte arrestuar tashmë më shumë se njëzet vjet më parë pas një përplasjeje me policinë dhe tha se kishte qenë në Ukrainë për të mbështetur vendin kundër Rusisë.
Z. Raian Ueslli Ruth (Ryan Wesley Routh), njeriu i përfshirë në tentativën e re të dyshuar për të vrarë ish-presidentin amerikan dhe kandidatin republikan Danlld Tramp (Donald Trump) në klubin e tij të golfit në Uest Pallm Biç (West Palm Beach), Florida, ishte arrestuar tashmë pas një përleshjeje me policinë.
“Mendova se ai kishte vdekur ose ishte në burg deri më tani - tha për për një ent mediatik znj. Tresi Fallk (Tracy Fulk), agjentja e përfshirë në këtë rast në atë kohë - nuk e kisha idenë se ai kishte vazhduar dhe po vazhdonte me mashtrimet e tij”.
Sipas të dhënave të Gjykatës së Qarkut Guilford, Karolina e Veriut, z. Ruth (Routh) u arrestua nga policia në Grinsbro (Greensboro), Karolina e Veriut, më 16 dhjetor 2002.
Arrestimi në vitin 2002: Gazeta Grinsbro Njuz end Rekord (Greensboro News and Record) raportoi në atë kohë se z. Ruth (Routh) u ndalua nga policia në një pikë kontrolli dhe më pas u barrikadua brenda një biznesi për tre orë, tha atëbotë policia.
Znj. Fallk (Fulk) shpjegoi se z. ruth (Routh) ishte i njohur në zonë dhe se policia po merrte raporte për burrin, të lidhur me armë dhe eksplozivë.
“Një mbrëmje e njoha në automjetin e tij - tha znj. Fallk (Fulk) – dhe e dija që ai nuk kishte patentë, kështu që e ndalova pikërisht përpara kompanisë së tij të çatisë, e cila ndodhej në rrugën Li (Lee), në Grinsboro (Greensboro).
Ai ndaloi dhe ndërsa unë ishte duke ecur deri te kamioni i tij, ai lëvizi një çantë nga mesi i sediljes, dhe unë pashë një armë dhe fillova të thosha: “Më trego duart”.
Ai u tërhoq në rrugën e tij dhe vrapoi. Përfundimisht ne kërkuam (Skuadrën e Posaçme) të ndërhynte dhe pati një përplasje për disa orë përpara se të hynin brenda dhe ta arrestonin.
Z. Ruth (Routh) u akuzua për posedim të një mitralozi automatik, të cilësuar në dokumentet e gjykatës si një armë e shkatërrimit në masë.
Sipas entit medatik të lartpërmendur ai u akuzua për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur, drejtimin e automjetit pa patentë të vlefshme dhe kundërshtimin e zbatimit të ligjit.
Z. Ruth (Routh) u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme të fshehur, por është e paqartë se si përfundoi çështja kundër tij.
Çfarë ndodhi të dielën dhe reagimi i z. Tramp (Trump): Z. Tramp mbeti i padëmtuar të dielën.
Forcat e rendit arrestuan z. Ruth (Routh) pasi një agjent i Shërbimit Sekret - agjencia amerikane përgjegjëse për mbrojtjen e disa figurave të rëndësishme politike - vuri re një pushkë të dalë nga një gardh në fushën e golfit ku ish-presidenti ishte duke qëndruar dhe qëlloi të paktën katër të shtëna në drejtimin e armës së zjarrit.
Është e paqartë nëse z. Ruth qëlloi gjithashtu. Më pas oficerët gjetën në shkurre një pushkë të tipit Ak-47 me fuçi dhe një GoPro.
Personi i armatosur thuhet se është parë duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe duke hipur në një Nissan të zi; një dëshmitar fotografoi makinën dhe targat, tha sherifi i kontesë Palm Biç (Beach), Rik Bredshou (Ric Bradshaw) gjatë një konference për shtyp të dielën.
“Ne e kishim këtë informacion”, tha sherifi Bredshou, dhe qendra jonë e krimit në kohë reale ua transmetoi atë lexuesve të targave. Z. Ruth u arrestua menjëherë pas kësaj.
FBI tha se po heton atë që duket të jetë një përpjekje për të vrarë z. Tramp. Është atentati i dytë ndaj kandidatit të Partisë Republikane pas atij që ndodhi më 13 korrik 2024 gjatë një mitingu në Batllër (Butler) të Pensilvanisë.
“Pas një përpjekjeje tjetër për jetën time, vendosmëria ime është vetëm më e fortë”, shkroi z. Tramp në një email për mbledhjen e fondeve pas incidentit.
“Unë kurrë nuk do të ngadalësoj. Nuk do të dorëzohem kurrë. Nuk do të dorëzohem kurrë!”, tha ai.
Sfondi dhe mbështetja për Ukrainën: Znj. Fallk (Fulk) nënvizon se z. Ruth nuk ishte i panjohur për përleshjet e armatosura me policinë: “Nuk isha e vetmja - thotë ajo. Ne e dinim gjithmonë se ai kishte armë. Të dhënat e gjykatës së qarkut Guilford tregojnë se z. Ruth është akuzuar dhjetëra herë, shpesh për shkelje të lidhura me drejtimin e automjetit, që datojnë në fillim të viteve 1980”.
Kur e pyetën pse nuk ishte në burg, znj. Fulk përgjigjet: “Gjithçka që mund të bëjmë është t'i arrestojmë ata dhe pastaj padyshim që çështja shkon në sistemin e drejtësisë dhe ata vendosin. Është zhgënjyese ndonjëherë”.
Në vitin 2023, z. Ruth i tha entit mediatik New York Times se ai shkoi në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë për të ndihmuar vendin dhe për të mbështetur përpjekjet e tij të luftës duke rekrutuar ushtarë afganë që kishin ikur nga talebanët.
Nuk ka asnjë provë që z. Ruth në fakt vizitoi Ukrainën ose ishte i suksesshëm në përpjekje.
Llogaritë e mediave sociale me sa duket të drejtuara nga njeriu u fshinë, por thuhet se ishin të mbushura me postime të çuditshme që mbrojnë teoritë e konspiracionit të lidhura me Covid-in, kërcënimet kundër Rusisë dhe mbështetje për politikanë të ideologjive të ndryshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments