KUSH ËSHTË ISSA AL HASANI?: SIRIANI I ARRESTUAR SI I DYSHUAR SI ANËTAR I SHTETIT ISLAMIK DHE SI DORAS NË SULMIN TERRORIST NË SOLINGEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2024
- 3 min read
Berlin, Gjermani | Prokuroria federale gjermane vërtetoi arrestimin dhe konfirmoi dyshimin: 26-vjeçari sirian i dyhsuar për masakrën e Solingenit ndan ideologjinë e Shtetit Islamik (ISIS), dhe u bashkua me sulmin terrorist të organizatës para 23 gushtit 2024.
Në qytetin gjerman të Nordrhein-Westfalisë, dy ditë pas masakrës që tërhoqi në zi një komunitet që festonte 650-vjetorin e jubileut, vajtohen të vdekurit dhe tronditja përpunohet mes festimeve fetare dhe riteve kolektive.
Lule, qirinj të ndezur dhe mesazhe përpara sheshit të tregut, ende i rrethuar nga policia për hetime.
Ndërsa në mbrëmje, kortezhet e ideologjive kundërshtare marshuan nëpër rrugë: Antifa dhe të rinjtë e Afd-së, Lëvizja e diskutueshme Junge Alternative, e monitoruar nga shërbimet.
“Në tragjedi ka të paktën një lajm të mirë: katër personat, jeta e të cilëve deri dje ishte në rrezik, kanë dalë nga situata e rrezikshme”, njoftoi policia e Duseldorfit.
Debati politik në Republikën Federale të Gjermanisë nxehet për tre viktimat e këtij qyteti të rregullt prej 161 mijë banorësh, i famshëm për thikat e tij.
Një javë para zgjedhjeve në Saksoni dhe Turingi, ku e djathta ekstreme ka një avantazh të qartë, fakti që sulmuesi duhej të ishte dëbuar që në vitin 2023, gjithashtu i nxeh shpirtrat dhe është enti mediatik Bild, në mbrëmje, që shkruan se kjo ndodhi për shkak të lakueshmërisë së organeve përgjegjëse për procedurat.
Në Bielefeld, ku mbërriti në muajin dhjetor të vitit 2022, siriani nuk kishte marrë të drejtën e azilit dhe duhej të kthehej në Bullgari.
Mirëpo, kushdo që duhej ta gjente, i “trokiti vetëm një herë në derë”.
Dhe katër ditë pas skadimit të masës, i riu - me sa duket i udhëhequr mirë - tërhoqi ankesën e tij për transferimin, duke arritur më pas të marrë “mbrojtje plotësuese”.
Z. Al Hasani, i cili nuk ishte përfshirë në listën e individëve të rrezikshëm në skenën islamike, ishte bërë dukshëm i radikalizuar.
Prokuroria në Karlsruhe, ku sot u transportua me helikopter nga agjentë të armatosur rëndë, shkruante në një shënim: “Ai është fort i dyshuar si pjesë e ‘ISIS-it’ ndaj tij është caktuar masa e ndalimit”.
“Issa Al Hasani ndan ideologjinë e shoqatës së huaj terroriste ‘Shteti Islamik’ dhe iu bashkua organizatës në një kohë të pacaktuar para 23 gushtit 2023”, thuhet më tej.
Për shkak të besimeve të tij radikale islamike ai kishte arritur në përfundimin e vrasjes së një numri ndoshta të madh njerëzish - që nga këndvështrimi i tij ishin të pabesë - në Festivalin e Diversitetit në Solingen, më 23 gusht 2023, ku ai goditi vazhdimisht vizitorët e festivalit me thikë pas shpine, duke synuar qafën dhe pjesët e sipërme të trupit.
Zemërimi dhe dhimbja konsumohen në Solingen.
“Faleminderit Merkel, Partia e Gjelbër”, thuhet në një nga mesazhet mes luleve.
Presioni ndaj qeverisë është shumë i fortë, konflikti politik po përshkallëzohet.
Pra, nëse zëvendëskancelari Robert Habek (Habeck) kërkonte më shumë para për një forcë policie të pajisur më mirë kundër terrorizmit dhe një ligj më të ashpër për armët dhe thikat, opozita e udhëhequr nga Friedrich Merz u ngrit: ndaloni dhënien e azilit për sirianët dhe afganët.
“Nuk është faji i thikës”, titullon enti mediatik Faz, por është “politika e refugjatëve që duhet të ndryshojë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments