top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH PO I ZHDUK SHKENCËTARËT E AGJENCISË AMERIKANE TË HAPËSIRËS (NASA) TË PËRFSHIRË NË PROGRAME KËRKIMI SUPERSEKRETE?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Edhe para se trupi i djegur i inxhinierit të NASA-s, Xhoshua LëBlank (Joshua LeBlanc), të gjendej brenda Teslës së tij të djegur, familja e tij kishte ngritur tashmë alarmin për zhdukjen e tij misterioze.


Inxhinieri elektrik 29-vjeçar, i cili, punonte në programe të shtytjes bërthamore në një laborator kërkimor të agjencisë hapësinore në Hantsvaill (Huntsville), të Alabamës, papritmas nuk u paraqit në punë, gjë që ishte krejtësisht e pazakontë për të.


Familja e tij, e shqetësuar sepse ai kishte lënë celularin dhe portofolin në shtëpi, kishte frikë se mund të ishte rrëmbyer.


Të dhënat e gjurmimit të Teslës treguan se automjeti i tij kishte qenë i parkuar në aeroportin vendor korrikun e kaluar për rreth katër orë në mëngjesin e vdekjes së tij, përpara se të nisej për në zyrën e tij.


Makina më pas u përplas në një rrugë rurale dhe shpërtheu në flakë.


Ai nuk është i vetmi shkencëtar në një fushë të ndjeshme të lidhur me NASA-n që është zhdukur ose ka vdekur në rrethana të çuditshme.


Të paktën njëmbëdhjetë persona të lidhur me programet hapësinore dhe bërthamore të ShBA-ës thuhet se janë zhdukur ose kanë vdekur në mënyra të pazakonta ose të pashpjegueshme vitet e fundit.


Elementi më i çuditshëm në këtë rast është se disa prej tyre dyshohet se u zhdukën ndërsa thjesht po dilnin për një shëtitje.


Znj. Monika (Monica) Reza po bënte shëtitje me dy shoqe në Pyllin Kombëtar të Anxhelosit në Kaliforni qershorin e kaluar kur u zhduk papritmas pa lënë gjurmë.


Ishte një ditë krejtësisht normale dhe, sipas njërit prej shoqëruesve të saj, herën e fundit që ai e pa, ajo ishte rreth dhjetë metra pas tij, duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dorë.

 

Kur ai shikoi përsëri, ajo nuk ishte më aty. Ekipet e shpëtimit kërkuan për ditë të tëra pa gjetur asnjë gjurmë të inxhinieres 60-vjeçare të hapësirës ajrore.


Ajo po punonte në një projekt edhe më të ndjeshëm se z. LëBlank (LeBlanc), si drejtoreshë e Grupit të Përpunimit të Materialeve në Laboratorin e Propulsionit me Avionë të NASA-s, duke zhvilluar një super-aliazh metali të përdorur në raketa.


Zhdukja e saj e papritur u konsiderua e dyshimtë nga disa.


Ndërkohë, astrofizikani Karl Grillmeiër (Carl Grillmayr) u vra jashtë shtëpisë së tij në Kaliforninë rurale, ndërsa shkencëtari i NASA-s Frenk Meiuolld (Frank Maiwald) vdiq në rrethana të paqarta pavarësisht se ishte nderuar me çmime të shumta.


Toger Xhemi (Jamie) Gustitus, 25 vjeç, i cili, punonte si oficer kërkimor i Forcave Ajrore, u vra në një rast të përshkruar si vrasje-vetëvrasje.


Shkencëtari bërthamor në pension i Los Alamos-it, Entëni Çavez (Anthony Chavez), me moshë 78 vjeç, gjithashtu u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa z. Stivn Garsia (Steven Garcia), një roje sigurie në një strukturë të ndjeshme, u zhduk duke lënë pas pak prova.


Zhdukja e Gjeneral Majorit Uilliam Neill Mek’Kasllend (William Neil McCasland), një ish-kreu i programeve kërkimore të Forcave Ajrore të ShBA-ës, i cili, ishte përfshirë gjithashtu në hetimet për objekte fluturuese të paidentifikuara, shkaktoi një ndjesi të veçantë.


68-vjeçari u pa për herë të fundit në shtëpinë e tij në Qytetin e Meksikos së Ri (New Mexico), kur, sipas gruas së tij, ai shkoi për ecje në natyrë, duke marrë me vete vetëm pajisjet bazë dhe një armë. Ai la pas një celular, syze dhe një orë dore.


Gruaja e tij mohoi teoritë që qarkullonin në internet, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet e tyre pa rezultat.


Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra politike në ShBA-ës, me disa që kërkojnë një hetim formal nga FBI-ja.


Ka zëra që argumentojnë se zhdukjet mund të lidhen me agjenci të huaja ose përpjekje për të nxjerrë informacione të ndjeshme, duke pasur parasysh natyrën e programeve kërkimore në të cilat janë të përfshirë këta individë.


Megjithatë, të tjerë theksojnë se ky është një rrjet incidentesh të palidhura, që përfshijnë si akte kriminale ashtu edhe çështje personale ose mjekësore, pa ndonjë shkak të përbashkët të provuar.


Këto zhdukje dhe vdekje ndodhin gjatë një periudhe konkurrence të fortë gjeopolitike për supremaci teknologjike dhe hapësinore, me ShBA-ës, Kinën dhe vende të tjera që investojnë ndjeshëm në programe eksplorimi dhe teknologjie ushtarake.


Pavarësisht teorive që qarkullojnë, deri më tani nuk ka prova zyrtare që lidhin incidentet me njëra-tjetrën ose që konfirmojnë skenarë të veprimit të organizuar.


E vetmja gjë e sigurt është se një sërë ngjarjesh tragjike dhe të pashpjegueshme ka krijuar një klimë shqetësimi dhe pikëpyetjesh, me autoritetet që janë thirrur të sqarojnë nëse ky është një zinxhir rastësish apo diçka më komplekse që ende nuk është zbuluar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page