FSHATI TUFINË; TIRANË | LIGOR MEHMETI U ARRESTUA; TREGTAR ARMËSH ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Fshati Tufinë, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ligor Mehmeti.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”.
Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).
Arrestohet 48-vjeçari që i posedonte armët, me qëllim shitjen.
Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet.
Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”.
Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.
Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments