top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REVISTA “NATURE COMMUNICATIONS”: ROVERI “CURIOSITY” I NASA-s GJETI MOLEKULA TË NGJASHME ME PARARENDËSIT E ADN-së NË PLANETIN TOKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Roveri Curiosity i NASA-s, i cili, ka qenë në Mars që nga viti 2012, ka identifikuar molekula të papara më parë në Planetin e Kuq dhe të ngjashme me pararendësit e ADN-së, të konsideruara si blloqet themelore të ndërtimit të jetës në Tokë.


Zbulimi, i botuar në revistën “Nature Communications”, vjen nga eksperimenti i parë kimik i kryer në një planet tjetër, i cili, megjithatë, nuk mund të përcaktojë nëse përbërjet e gjetura janë molekula organike të lëna nga format e jetës së kaluar, apo nëse ato erdhën nga procese gjeologjike apo ndikime të meteoritëve.


Siç theksojnë edhe autorët e studimit, të koordinuar nga znj. Emi Uilliams (Amy Williams) e Universitetit të Floridës, arritja e një përfundimi përfundimtar do të kërkonte kthimin e mostrave në Tokë, diçka aktualisht e pamundur duke pasur parasysh anulimin e misionit Mars Sample Return, misioni i NASA-s që synonte ta arrinte këtë.


Sjellja e mostrave marsiane përsëri në Tokë do të bënte të mundur dallimin e origjinës së tyre”.


Kështu tha astrobiologu Xhon (John) Robert Bruçato (Brucato) i Institutit Kombëtar për Astrofizikë.


Midis më shumë se 20 substancave kimike të identifikuara nga eksperimenti, “Curiosity” gjeti një që përmbante azot që ka një strukturë të ngjashme me pararendësit e ADN-së.


Prandaj, eksperimenti tregon se është e mundur që Marsi të ketë ruajtur molekulat organike të lëna nga format e jetës edhe në të kaluarën shumë të largët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page