top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH JANË HUTHITË E JEMENIT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19, 2024
  • 2 min read

Sana, Jemen | Huthitë në Jemen, pozicionet e të cilëve u vunë në shënjestër nga sulmet e SHBA-së dhe Britanisë, përkufizohen si rebelë në Perëndim, sepse, mbështeten nga Irani.

Për dhjetë vjet, ata kanë përbërë forcën kryesore ushtarake dhe institucionale të vendit të torturuar arab.

Që nga viti 2014, ata kanë kontrolluar kryeqytetin Sana (Sanaa), me të gjitha ministritë dhe Bankën Qendrore, si dhe rajone të gjera të qendrës dhe veriut.

Edhe pse Arabia Saudite deri më tani ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj konfliktit midis SHBA-së dhe Huthive, këta të fundit kanë luftuar prej vitesh me forcat pro-saudite të Jemenit, dhe ato të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët, me rivalitet të ashpër, ndajnë qendrën mes tyre - në jug të vendit, duke përfshirë portin strategjik të Adenit.

Në vend të kësaj, rajonet lindore të Jemenit janë dominuar nga kaidizmi lokal për dekada të tëra, i njëjti në të cilin u trajnua Osama bin Laden.

Qeveria pro-iraniane e Sanaa-s, e udhëhequr nga lideri Abdel Malek Huthi, gjatë viteve ka zhvilluar një arsenal ushtarak të aftë për të goditur objektivat edhe dy mijë kilometra larg, me raketa balistike dhe dronë të prodhuar nga Irani, si në rastin e sulmeve që ndodhën në të kaluarën e afërt, kundër instalimeve të naftës saudite dhe të Emirateve.

Porti izraelit i Eilat-it është afërsisht 1600 kilometra larg.

Që nga viti 2015, Arabia Saudite kishte krijuar një koalicion anti-Huthi, të cilit, iu bashkuan, ndër të tjera, edhe vetë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në 10 vitet e luftës në Jemen, më shumë se 350 mijë njerëz kanë vdekur, sipas OKB-së.

Deri në muajin prill, të vitit 2022, palët ndërluftuese kishin arritur një marrëveshje armëpushimi.

Një vit më vonë, shkrirja politike dhe diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, e ndërmjetësuar nga Kina, kishte përshpejtuar dialogun midis Huthive dhe Riadit, duke zgjatur armëpushimin, i cili, në fakt është ende në fuqi.

Por më 10 tetor të kaluar, udhëheqësi Huthi njoftoi hyrjen e qeverisë së tij në konfliktin kundër Izraelit, së bashku me Hamasin, dhe të ashtuquajturin “Bosht të Rezistencës”, të udhëhequr nga Irani.

Që atëherë, pothuajse çdo ditë, forcat jemenase kanë qëlluar mbi anije të shumta mallrash dhe cisterna nafte të drejtuara drejt Izraelit.

Duke nxitur vendimin e Shteteve të Bashkuara, në muajin dhjetor të vitit 2023 për të krijuar një koalicion detar, të emërtuar Rojtari Përparimtar (Prosperity Guardian), për të mbrojtur interesat e ligjshme dhe lirinë e lundrimit në atë krah të detit në përgjithësi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page