KURBIN | ANDI KRASNIQI (LLESHI) U ARRESTUA; KOBURE ME VETE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Andi Krasniqi (Lleshi), me moshë 42 vjeç, banues në Mamurras.
Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Alias”.
Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras, 42-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments