KUNE; SHËN GJIN | ANTON ZEFI (NGA FSHATI PLLANË) MBETI I VDEKUR NË VENDIN E PUNËS; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR SOKOL TOMA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 17
- 1 min read

Kune, Shën Gjin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në një kantier ndërtimi punëmarrësi Anton Zefi, me moshë 36 vjeç, mbeti i vdekur.
Në lidhje me rastin u shpall në kërkim policor:
1- Z. Sokol Toma, me moshë 52 vjeç.
Njoftim | Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksdentin në një objekt në ndërtim, në Kune, Shëngjin, me pasojë vdekjen e shtetasit A. Z., bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kryen veprimet për rastin, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin:
S. T., 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ky shtetas ishte drejtues teknik në firmën që po kryente punimet për ndërtimin e pallatit, ku gjatë punës, dyshohet se aksidentalisht, humbi jetën punëtori, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments