KUKËSI NË ZGJEDHJE | PD: EMRI VATA | PS: ALBERT HALILAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 24, 2023
- 1 min read

Kukës, Shqipëri | Sot në Kukës po mbahen votime, për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi zgjedhor, janë angazhuar 99 punonjës policie, të cilët, kanë detyrë të sigurojnë materialet zgjedhore, në 74 qendrat e votimit, dhe në vendnumërimin e votave, pranë KZAZ-së nr. 11 Kukës. Procesi i votimit do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave, gjendet në institucionin e paraburgimit, në Kukës. Në këto zgjedhje të pjesshme, do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa numrin 2, e mban z. Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Në gjysmën e qendrave të votimit, 4 anëtarë i përkasin Partisë Socialiste, 2 PD-së zyrtare të Lulzim Bashës (i cili nuk ka kandidatë në këto zgjedhje), dhe 1 anëtar Partisë së Lirisë. Në 37 qendrat e tjera të votimit, 3 anëtarë janë të Partisë Socialiste, 3 anëtarë janë të Partisë Demokratike, dhe 1 anëtar është nga Partia e Lirisë. Votimet në Kukës po mbahen sepse ish-kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, u arrestua dhe ndodhet në paraburgim, për shkak se akuzohet për korrupsion. Ai u filmua duke kryer akte seksuale në vendin e punës, në zyrën e shtetit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


























Comments