KUFOMAT E 45 PALESTINEZËVE PO KTHEHEN NË GAZË PAS KTHIMIT TË ESHTRAVE TË 3 USHTARËVE IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 4
- 1 min read

Gazë | “Burime mjekësore në spitalet në Rripin e Gazës raportuan se kanë marrë trupat e 45 palestinezëve të liruar nga autoritetet izraelite nëpërmjet ndërmjetësimit të Kryqit të Kuq, duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave të marrë në 270”.
Kështu shkruan agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”.
Kjo përfshin shkëmbimin e trupave të tre ushtarëve izraelitë të vrarë nga Hamasi, përfshirë Kolonel Hamamin, të cilët, u kthyen në Izrael dje.
Burime mjekësore palestineze kanë deklaruar se 78 nga 270 trupat e liruar nga pushtimi janë identifikuar deri më tani.
Familjet kanë arritur të identifikojnë 25 nga të dashurit e tyre.
Sipas burimeve vendore, ekipet mjekësore vazhdojnë të trajtojnë trupat sipas procedurave dhe protokolleve të përcaktuara mjekësore, në përgatitje për përfundimin e ekzaminimit, dokumentimit dhe dorëzimit familjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments