KUBË | SIGURIMI I SHTETIT USHTRON DHUNË DHE TERROR KUNDËR SUBJEKTEVE QË KËRKOJNË LIRI POLITIKE; 168 VEPRIME SHTYPËSE DHE ARRESTIME ARBITRARE QË NGA MUAJI GUSHT; 2250 QË NGA FILLIMI I VITIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | “Të paktën 168 veprime shtypëse kundër civilëve kubanë u denoncuan nga Observatori Kubanez i të Drejtave të Njeriut (OCDH) në gusht, duke përfshirë 13 arrestime arbitrare dhe 155 raste kërcënimesh, frikësimesh dhe bllokimesh rrugësh në shtëpitë e aktivistëve”.
Midis të ndaluarve ishin udhëheqësja e Zonjave me të Bardha, Berta Soler; gazetari Reinaldo Eskobar (Escobar), themeluesi i gazetës së pavarur online “14yMedio” me Joani sançez (Yoani Sánchez); dhe aktivisti Adriano Kastaneda (Castañeda).
Havana dhe Kamaguei (Camagüey) ishin provincat më të prekura, me veprime shtypëse që vlerësohet se kanë arritur tashmë në 2250 që nga fillimi i vitit 2025.
Ndërkohë, Observatori Kubanez i Konflikteve (OCDH) regjistroi një rekord prej 1023 protestash dhe ankesash në gusht, kryesisht kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë, mungesës së vazhdueshme të ujit, pasigurisë në rritje dhe mungesës së mjekëve.
Një valë pakënaqësie që, sipas dy OJQ-ve, pasqyron një krizë sociale të paparë siç raportohet nga media kryesore e pavarur kubane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments