HAVANË | PARTIA KOMUNISTE E KUBËS SHËNOI SUKSESIN E RADHËS: KËRMIJTË MË TË BUKUR NË BOTË PO SHKOJNË DREJT ZHDUKJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 4
- 1 min read
Updated: Aug 8

Havanë, Kubë | Studiuesit janë në një mision për të shpëtuar atë që disa i konsiderojnë kërmijtë më të bukur në botë dhe për të zbuluar sekretet e tyre biologjike.
Kërmijtë e pemëve Polymita, të rrezikuar, me guaska me ngjyra të ndezura dhe modele të çuditshme, po zhduken nga habitatet e tyre pyjore vendase në Kubën lindore.
Fatkeqësisht - raporton enti mediatrik BBC - këto guaska kërkohen shumë nga koleksionistët dhe ekspertët e ruajtjes thonë se kjo tregti po i çon këta kërmij drejt zhdukjes.
Biologë dhe specialistë kubanë nga Universiteti i Nottinghamit në Mbretërinë e Bashkuar kanë bashkuar forcat për të shpëtuar gjashtë speciet e njohura Polymita.
Specia më e rrezikuar është Polymita sulfurosa, një guaskë me ngjyrë jeshile limoni me modele flakësh blu rreth spiraleve të saj dhe vija të ndritshme portokalli dhe të verdha.
Por të gjitha speciet Polymita, vëren media britanike, janë çuditërisht të ndritshme dhe shumëngjyrëshe, gjë që në vetvete përbën një mister evolucionar.
Bukuria e tyre tërheq koleksionistët dhe tregtarët e guaskave.
“Pra, pikërisht ajo që i bën ato të ndryshme dhe interesante për mua si shkencëtar është, për fat të keq, edhe ajo që i vë ato në rrezik”, shpjegoi gjenetisti evolucionar dhe eksperti i molusqeve, Profesor Angus Davison, i Universitetit të Nottinghamit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments