top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE SHFAQI NJË VALË TERRORI SHTETËROR ME RASTIN E DATËS 5 GUSHT E CILA LIDHET ME PROTESTAT ANTI FIDEL KASTRO TË VITIT 1994 | ARRESTIME DHE NGACMIME NDAJ TË DYSHUARVE SI ARMIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2025
  • 1 min read

Updated: Aug 8, 2025

Havanë, Kubë | Aktivistë, gazetarë të pavarur dhe të afërm të të burgosurve politikë në Kubë kanë raportuar për ngacmime të përsëritura nga policia që përkojnë me përvjetorin e “Maleconazo”, protestave masive në rrugë të 5 gushtit 1994, kundër qeverisë së Presidentit të atëhershëm Fidel Kastro (Castro).


Sipas OJQ-së Cubalex me seli në Miami, dita e djeshme u shënua nga mbikëqyrje, arrestime shtëpiake, ndalime arbitrare dhe mbyllje selektive të internetit.


Këto operacione dyshohet se u kryen në rajone të ndryshme të vendit si një strategji e kastroizmit në pushtet në data të konsideruara të ndjeshme për shkak të rëndësisë së tyre simbolike.


Maleconazo” ishte një demonstratë spontane që mblodhi qindra njerëz në bregdetin e Havanës gjatë krizës së thellë ekonomike të viteve 1990, të shkaktuar nga rënia e Bashkimit Sovjetik.


Autoritetet lokale ia atribuan kryengritjen ndikimit të ShBA-ës.


Gjithmonë do të ketë forca të errëta që fshihen në një Revolucion të vërtetë në kohë të vështira”, shkroi presidenti aktual Miguel Díaz-Kanel (Canel) në rrjetin social virtual Iks (X), duke përkujtuar ngjarjet me një foto të Fidelit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page