KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): NUK DUAM LUFTË ME SHBA-ës POR JEMI TË PËRGATITUR PËR LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) deklaroi se kombi socialist nuk kërkon konfrontim me Shtetet e Bashkuara, por mbetet i gatshëm të përballet me kërcënimet nga administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
“Kuba nuk përbën kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur gjithmonë rolin e fuqisë agresore, dhe Kuba atë të ishullit të sulmuar.
Prandaj, gjithmonë na është dashur të përgatitemi për rrezikun e afërt të agresionit ushtarak, i cili, është manifestuar në nivele të ndryshme, nën qeveri të ndryshme amerikane, në kohë të ndryshme në kontekstin ndërkombëtar dhe rajonal”.
Kështu tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel) gjatë një interviste ekskluzive me themeluesin e “Opera Mundi”, Breno Altman.
“Në kushtet aktuale, është e mundur që ata të përpiqen të sulmojnë Kubën.
Ne duhet të përgatitemi në mënyrë që të mos ketë as surpriza dhe as humbje.
Ne nuk promovojmë luftën, nuk e nxisim atë, por nuk i frikësohemi nëse është e nevojshme për të mbrojtur Revolucionin, sovranitetin dhe pavarësinë e vendit”, tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments