top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): GATI TË PËRBALLEMI USHTARAKISHT ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) ka deklaruar se vendi është gati të përballet me një agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara.


Fjalimi u mbajt në Havanë gjatë festimeve që shënuan 65-vjetorin e pushtimit të dështuar të “Gjirit të Derrave”.


Ky është një moment sfidues dhe na bën thirrje të jemi të gatshëm të përballemi me kërcënime serioze, përfshirë agresionin ushtarak.


Ne nuk e duam, por është detyra jonë të përgatitemi për ta shmangur dhe, nëse do të ishte e pashmangshme, ta mposhtim atë”, tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel).


Tensionet dypalëshe u përkeqësuan pasi Uashingtoni bllokoi furnizimet me hidrokarbure në ishull në muajin janar, pas rënies së qeverisë venezueliane të Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro.


Kuba nuk është një shtet i dështuar, është një shtet i rrethuar”, tha ai - duke përsëritur se ishulli mbetet një revolucion socialist pikërisht nën hundën e perandorisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page