KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): NUK DO TË JAP DORËHEQJEN NGA PRESIONI I SHBA-ës; JEMI SHTET I LIRË DHE SOVRAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen nën presionin e ShBA-ës.
“Në Kubë, njerëzit në pozicione udhëheqëse nuk zgjidhen nga qeveria e ShBA-ës dhe nuk kanë mandat nga qeveria e ShBA-ës.
Ne kemi një shtet të lirë dhe sovran, vetëvendosje dhe pavarësi, dhe nuk i nënshtrohemi planeve të Shteteve të Bashkuara”.
Kështu tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel) në intervistën e tij të parë me rrjetin televiziv amerikan, “NBC”.
“Dorëheqja nuk është pjesë e fjalorit tonë”, tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel) - duke iu përgjigjur një pyetjeje të bërë në Havanë nga prezantuesja e entit mediatik “NBC News”, Kristen Uellkër (Welker), nëse ai do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen për të shpëtuar vendin e tij.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Havanës kohët e fundit kanë parë një ringjallje të tensionit.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka bllokuar eksportet e naftës në Kubë dhe ka kërcënuar me hakmarrje kundër vendeve që furnizojnë ishullin me naftë të papërpunuar.
Presidenti Tramp (Trump) e dyfishoi qëndrimin, duke thënë se do të ketë nderin të marrë Kubën, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Presidenti Diaz-Kanel (Canel) u përgjigj duke premtuar rezistencë të pathyeshme ndaj këtyre kërcënimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments