KUBË | PRESIDENTI KOMUNIST MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): JEMI GATI TË VDESIM PËR TË MBROJTUR KUBËN NGA NJË PUSHTIM AMERIKAN; DORËHEQJEN NUK E JAP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 minutes ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) deklaroi në një intervistë me entin mediatik “NBC News” se kubanezët do të vdisnin për të mbrojtur ishullin nga një pushtim i mundshëm amerikan.
“Nëse kjo do të ndodhte, do të kishte luftime, do të kishte luftë, ne do të mbrohemi dhe nëse duhet të vdesim, do të vdesim, sepse siç thotë himni ynë kombëtar: Të vdesësh për atdheun do të thotë të jetosh”, tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel) në programin “Meet the Press”.
Enti mediatik amerikan “NBC News” transmetoi intervistën e plotë dje, e para e presidentit kubanez në një rrjet televiziv amerikan, megjithëse kishte botuar tashmë një parapamje të bisedës të enjten e kaluar.
E regjistruar në Havanë me ndihmën e një përkthyesi nga prezantuesja e enteit emdiatik “NBC News” Kristen Uellkër (Welker), Presidenti Diaz-Kanel (Canel) përjashtoi dorëheqjen gjatë bisedës pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në javët e fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments