top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): KUBA NUK ËSHTË KËRCËNIM PËR SHBA-ës DHE NUK E JUSTIFIKON NJË LUFTË NDAJ SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

Havanë, Kubë | Kuba nuk përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara, prandaj nuk ka asnjë pretekst, asnjë justifikim që Shtetet e Bashkuara të përdorin agresion ushtarak”.


Kështu tha Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) në një intervistë ekskluzive të botuar sot nga e përjavshmja amerikane “Newsweek”, në të cilën, ai hapi edhe dialogun me Uashingtonin në frontin ekonomik.


Në javët dhe muajt e fundit, kemi qenë dëshmitarë të deklaratave nga një përfaqësues zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara që njofton agresion ushtarak kundër Kubës ( … ) dhe kjo është arsyeja pse ne po përgatitemi për mbrojtje, jo për sulm, por për mbrojtje”, tha Presidenti Diaz-Canel.


Pavarësisht këtij skenari, Presidenti dhe sekretari i Partisë Komuniste Kubaneze është i hapur për të rifilluar negociatat me administratën Tramp (Trump), ndërsa specifikon kushtet dhe fushat në të cilat Havana do të ishte e gatshme të diskutonte.


Unë besoj se dialogu është i mundur dhe se mund të arrijmë marrëveshje, por është e vështirë ( … ) në disa raste, dhe me administrata të tjera amerikane, kemi qenë në gjendje të angazhohemi në dialog dhe të diskutojmë çështje me interes të përbashkët ( … ) por sot ka sektorë që kundërshtojnë fuqimisht çdo lloj hapjeje”, tha Presidenti Diaz-Kanel (Canel).


Nëse ShBA-ës do të ishin vërtet të gatshme, mund të gjendej një marrëveshje për çështje të tilla si migrimi, siguria, mjedisi, shkenca dhe inovacioni, tregtia, arsimi, kultura dhe sporti, pa përjashtuar mundësinë e tërheqjes së investimeve nga kompanitë amerikane në Kubë dhe zhvillimit të tregtisë midis dy vendeve”, tha ai.


Presidenti Diaz-Kanel (Canel) përjashtoi mundësinë e të qenit shënjestër e një operacioni si ai i kryer kundër diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro në Venezuelë dhe ekzistencën e çdo marrëveshjeje paralele që synon të sjellë një ndryshim qeverie në ishull.


Nuk shqetësohem për sigurinë time personale ( … ). Siguria e vendit është një konstruksion kolektiv dhe nuk ka vend për tradhti apo zbatimin e marrëveshjeve paralele për të përmbysur rendin kushtetues ( … ).


Nuk besoj se krahasimet me atë që ndodhi në vendet e tjera janë të përshtatshme ( … ). Do të thoshte të injorohej historia e Revolucionit Kuban dhe e popullit tonë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page