top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): PAKËNAQËSI E KUPTUESHME PËR MUNGESËN E ENERGJISË ELEKTRIKE DHE PËR VARFËRINË MATERIALE; NUK DO TË TOLEROHET DJEGIA E SELIVE TË PARTISË KOMUNISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 15
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) pranoi pakënaqësinë popullore për mungesën e energjisë elektrike në vend dhe krizën ekonomike, por paralajmëroi se aktet e vandalizmit si ato të raportuara në 24 orët e fundit nuk do të tolerohen.


Është e kuptueshme që ndërprerjet e zgjatura të energjisë, pasojë e bllokadës energjetike të ShBA-ës, të intensifikuara mizorisht në muajt e fundit, po shkaktojnë shqetësim midis popullit tonë.


Ankesat dhe kërkesat janë legjitime, për sa kohë që veprojmë me mirësjellje dhe respekt për rendin publik.


Ajo që nuk do të jetë kurrë e kuptueshme, e justifikuar ose e toleruar është dhuna dhe vandalizmi që kërcënojnë qetësinë e qytetarëve dhe sigurinë e institucioneve tona.


Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për vandalizmin dhe dhunën”, shkroi Presidenti Diaz-Kanel (Canel) në rrjetin social virtual Iks (X).


Deklarata vjen pas protestave që shpërthyen gjatë natës në Moron, në provincën e Kiego (Ciego) de Avila, ku qindra njerëz dolën në rrugë kundër ndërprerjeve të gjata të energjisë elektrike dhe mungesës së ushqimit.


Në fund të një demonstrate fillimisht paqësore, disa nga pjesëmarrësit shënjestruan selinë vendore të Partisë Komuniste, partia e vetme ligjore në vend.


Pasi hodhën gurë në ndërtesë, disa hynë, duke shkaktuar dëme dhe duke ndezur zjarr para hyrjes me materiale të marra nga selia.


Sigurimi i Shtetit së bashku me forcat e sigurisë, të cilat, ndërhynë për të shpërndarë turmën, arrestuan pesë veta.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page