KUBË | PRESIDENTI KOMUNIST MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): NE JEMI REVOLUCIONARË (BAR DO HAMË DHE ARMIKUT NUK I DORËZOHEMI); ENERGJINË DO TA PRODHOJMË NGA DIELLI DHE NGA ERA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) ka paralajmëruar për rrezikun e veprimeve ushtarake amerikane kundër ishullit.
“Ne e pranojmë se mund të ketë agresion kundër Kubës dhe kemi nisur një plan për të rritur gatishmërinë tonë për të mbrojtur popullin tonë”, tha ai.
Duke denoncuar - sipas tij - presionin e Uashingtonit, Presidenti Diaz-Kanel (Canel) përsëriti qëndrimin e tij kur tha se:
1- “Ne revolucionarët nuk do të dorëzohemi”.
Në përgjigje të krizës së rëndë kombëtare, e cila, ka shkaktuar protesta popullore për shkak të mungesës së ushqimit dhe energjisë elektrike, qeveria po përshpejton përpjekjet e saj drejt pavarësisë energjetike.
“Ne po përqendrohemi te nafta jonë dhe energjitë që ata nuk mund t'i bllokojnë; dielli dhe era”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments