top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE LEJOI TREGTINË BUJQËSORE PËR SEKTORIN PRIVAT (DERI MË TANI TREGTIA ISHTE MONOPOL SHTETËROR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 11
  • 2 min read

Havanë, Kubë | Tregtia e produkteve bujqësore në Kubë, e cila, deri më tani kontrollohej nga “Kastroizmi” në pushtet, do të hapet për sektorin privat si pjesë e një liberalizimi në rritje të ekonomisë së ishullit.


Rregullorja e re, e botuar në Fletoren Zyrtare, autorizon fermerët e pavarur, kooperativat, ndërmarrjet private të vogla dhe të mesme dhe punëtorët e vetëpunësuar të tregtojnë produktet e tyre.


Tregtimi i pjesës më të madhe të prodhimit bujqësor tradicionalisht është menaxhuar nga qeveria, duke u lejuar prodhuesve të shesin vetëm një pjesë të tepricave të tyre drejtpërdrejt.


Sipas rregullores së re, sektori privat do të jetë në gjendje të veprojë si ndërmjetës midis prodhuesve dhe do të ketë akses të lirë në tregjet me shumicë dhe pakicë.


Autoritetet e Havanës do të vazhdojnë të kontrollojnë çmimet dhe eksportet.


Ky liberalizim ndodh mes një rënieje të ndjeshme të prodhimit bujqësor në Kubë, i cili ra me 52% midis viteve 2018 dhe 2023, sipas të dhënave nga Qendra për Studime Ekonomike Kubane e Universitetit të Havanës.


Ishulli, me një popullsi prej 9.6 milionë banorësh, është përballur me një krizë ekonomike të paparë gjatë gjashtë viteve të fundit, që rrjedh nga shtrëngimi i sanksioneve të ShBA-ës, problemet strukturore në ekonominë e centralizuar dhe dështimi i reformës monetare.


Përballë krizës, qeveria njoftoi së fundmi disa reforma që synojnë një hapje më të madhe ekonomike.


Në fillim të marsit, ajo autorizoi sipërmarrje të përbashkëta midis subjekteve shtetërore dhe operatorëve privatë vendas.


Në mesin e marsit, qeveria njoftoi gjithashtu se diaspora, veçanërisht kubanezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, do të jenë në gjendje të investojnë në vendin e tyre dhe të zotërojnë biznese private.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page