KUBË | PRESIDENTI KOMUNIST MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): NUK DO T’U NËNSHTROHEMI KËRCËNIMEVE TË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) ka deklaruar se Havana nuk do të dorëzohet ndaj kërcënimeve të ShBA-ës, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë ndaj çdo agresioni ushtarak kundër ishullit të propozuar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Asnjë agresor, pavarësisht se sa i fuqishëm është, nuk do ta detyrojë Kubën të dorëzohet”, shkroi Presidenti Diaz-Kanel (Canel) në rrjetin social virtual Iks (X), duke denoncuar një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashembullt.
Ai akuzoi Uashingtonin se po vepron në interes të një pakice me ndikim dhe përsëriti se vendi do të mbrojë sovranitetin e tij, duke e konsideruar çdo përdorim force kriminal.
Në një mesazh të mëparshëm, presidenca theksoi se Kuba nuk është vetëm, duke vënë në dukje praninë në Havanë të afërsisht 800 delegatëve nga 36 vende, të mbledhur për një takim solidariteti ndërkombëtar në prag të 1 Majit.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan ngriti mundësinë e marrjes së kontrollit të ishullit pothuajse menjëherë, disa orë pas zgjerimit të mëtejshëm të sanksioneve kundër qeverisë në Havanë.
Dekreti synon individë, entitete dhe sektorë kyç të ekonomisë, duke përfshirë energjinë, mbrojtjen, financat dhe sigurinë.
Masat përfshijnë gjithashtu sanksione dytësore kundër atyre që kanë lidhje me të prekurit.
Presidenti Diaz-Kanel (Canel) i quajti kufizimet e reja shtydhëse, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për zbatimin e një bllokade brutale dhe gjenocidale që vazhdon të rëndojë ekonominë e ishullit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments