ZYRA E IMIGRACIONIT DHE DOGANAVE E SHBA-ës ARRESTOI SHOKUN E NGUSHTË TË NIPIT TË ISH-PRESIDENTIT TË KUBËS RAUL KASTRO (CASTRO) | DIKUR HANIN KARAVIDHE ME NIPIN DHE ME DASHNORET; SOT KËRKON AZIL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 23
- 2 min read

Las Vegas, Amerikë | Zyra e Imigracionit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara (ICE) arrestoi:
1- Z. Jorge Javier Rodríguez Kabrera (Cabrera) në Las Vegas, Nevada.
Ai një ish-zyrtar i Ministrisë së Jashtme kubane dhe, mbi të gjitha, një mik i ngushtë i z. Raúl Guillermo Rodríguez Kasto (Castro), nip i ish-Presidentit Raúl Kastro (Castro).
Portali i lajmeve “Martí Noticias” e raportoi këtë lajm, duke specifikuar se sipas burimeve të brendshme, z. Rodríguez Kabrera (Cabrera), i arrestuar dje, do të dërgohet me shpejtësi në Kubë.
Në vitin 2022, ai kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara si çdo emigrant tjetër, edhe pse kishte marrë pjesë në delegacione diplomatike për vite me radhë si pjesë e Ministrisë së Jashtme kubane dhe ishte fotografuar me ish-Presidentin Raúl (Kastro) Castro dhe nipin e tij në Shtetet e Bashkuara gjatë vizitës së tyre zyrtare në vitin 2015.
Në nëntor 2024, ai hapi “Gran Azul LLC”, një kompani që ofron transport derë më derë, logjistikë, shitje makinash, ushqim dhe paketa turistike në Kubë, me operacione në Miami, Orlando, Houston, Phoenix dhe Fort Myers.
Videot e publikuara nga América TeVé në vitin 2023 e treguan atë në një jaht me nipin e ish-Presidentit Kastro (Castro), duke ngrënë karavidhe me të dashurat e tij në atë kohë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments