top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARI I PD-së LULZIM BASHA KËRKON QË REPUBLIKA E KOSOVËS TË NDIHMOHET ME 50 MILIONË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha depozitoi sot në Kuvendin e Republikës amendamentin për buxhetin e shtetit, me anë të të cilit, kërkohet ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës me 50 milionë €, duke filluar nga viti 2024.

Në relacionin shpjegues të amendamentit, kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se: “Kjo ndihmë financiare ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale në një kohë në të cilën Republika e Serbisë po riarmatoset me objektiva të deklaruar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në momentin kur konjuktura politike do ta mundësonte këtë veprim.

Sipas z. Basha, sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023, në territorin e Republikës së Kosovë nuk ishte një incident i izoluar.

Në një analizë të situatës në rajon, përfaqësues të lartë të vendeve aleate kanë bërë të qartë se objektivat pas sulmit terrorist të Banjskës përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin, autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës kanë ngritur shqetësimin se 3, nga 4 brigadat e këmbësorisë, së forcave të armatosura serbe, janë pozicionuar në 48 baza operacionale, përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, në pritje të një konjukture të volitshme, për ndërhyrje ushtarake.

E gjithë kjo tregon se duhet vepruar pa humbur kohë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Disa nga vendet aleate kanë hedhur hapa aktivë në forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Por në ndihmë të Kosovës dhe mbështetjen e aleatëve të saj duhet të renditet edhe Republika e Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Amendamenti i propozuar prej tij kërkon uljen e investimeve kapitale jo të domosdoshme, dhe miratimin e një shtesë zëri me objekt lëndor: “NDIHMË FINANCIARE USHTARAKE PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS” në masën 5 miliardë lekë të rinj.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page