top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN E SHTETIT TË IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU KU THA SE IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 1 min read

Romë, Itali | Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanjahu.


Gjatë bashkëbisedimit telefonik - sipas burimeve në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi) - kryeministrja Meloni ndau nevojën për të siguruar që Irani të mos mund të pajiset me armë bërthamore në asnjë rrethanë, ndërsa në të njëjtën kohë shprehu shpresën se përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje mund të jenë ende të suksesshme.


Kryeministrja Meloni më në fund përsëriti edhe një herë urgjencën e garantimit të aksesit të ndihmës humanitare për popullsinë civile të Gazës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page