top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI: SHBA-ës DHE ITALIA FLASIN TË NJËJTËN GJUHË; ËSHTË MIRË PËR UNITETIN E PERËNDIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read

Romë, Itali | Italia dhe Shtetet e Bashkuara flasin të njëjtën gjuhë dhe mund të mbështeten te njëra-tjetra.


Dhe është një e mirë për kompaktësinë dhe unitetin e Perëndimit, e vetmja mënyrë për t'iu përgjigjur sfidave në një kontekst kompleks ndërkombëtar.


Është një pranim i së kaluarës dhe gjithashtu një pakt për të ardhmen që italianët dhe amerikanët nënshkruan në festimin e parë të Ditës së Pavarësisë të organizuar nga ambasadori i ri i ShBA-ës, Tilman Fertitta.


Kryeministri mbërriti me vonesë, tashmë klasike, kur gjithçka ishte gati, në Villa Taverna, për të filluar zyrtarisht ceremoninë.


Të përshëndetur nga bersalierët, z. Fertitta, Presidenti i Senatit italian Injacio (Ignazio) La Russa dhe dy Zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, u ngjitën në skenën e ngritur në kopshtet e Villas.


E dua marrëdhënien tonë me Italinë, është fantastike”, tha z. Fertitta duke përshëndetur me gëzim delegacionin italian.


Për Italinë nuk ka një, por dy yje polarë”, tha Ministri i Jashtëm Antonio Tajani (Bashkimi Evropian nga njëra anë dhe Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër).


Kryeministrja Meloni - me flokët e kapura dhe me një fustan me dantella, e shoqëruar nga motra e saj Arianna - nuk e tha hapur, por e përmendi kur përsëriit nga skena, duke folur në italisht me disa hyrje në anglisht, se drita udhërrëfyese duhet të jetë uniteti i Perëndimit, veçanërisht në kohë të vështira si ato që po përjetojmë.


Italia dhe ShBA-ës - nënvizoi ajo - janë kombe motra dhe nuk mund të mos i forcojnë marrëdhëniet, veçanërisht tani që flasim të njëjtën gjuhë”.


Kryeministrja Meloni tha se është e mahnitur nga pasioni me të cilin amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë dhe citon përsëri filozofin francez Ernest Renan dhe përkufizimin e tij të kombit si një solidaritet i madh.


4 Korriku është më shumë sesa një festë kombëtare, është diçka që çdo qytetar amerikan e mban në zemër dhe përfaqëson vlerat e mbushura me yje të demokracisë, barazisë dhe lirisë.


Shkurt, feston një ndjenjë përkatësie, është një deklaratë e vërtetë dashurie nga populli amerikan për vendin e tyre.


Më pëlqen të mendoj se kjo është ajo që ndodhi në Itali më 17 mars 1861, Bashkimin e Italisë, kur festohet epopeja e Risoxhimentos (Risorgimento).


Zoti e bekoftë Amerikën, rroftë Italia”, deklaroi kryeministrja Meloni në fjalën e saj.


Të pranishëm ishin udhëheqësi i M5-ve dhe ish-kryeministri Xhuzepe konte (Giuseppe Conte).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page