ZYRA E KRYEMINISTRES ITALIANE XHORXHA (GIORGIA) MELONI: SHBA-ës DHE EVROPA MIRËPRESIN OFERTËN E PAPA LEO XIV-të PËR TË ORGANIZUAR BISEDIME PAQEJE PËR UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 19
- 1 min read

Romë, Itali | Udhëheqësit evropianë dhe amerikanë kanë mirëpritur gatishmërinë e Papa Leo XIV-të për të pritur bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës në Vatikan, sipas një deklarate nga kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni.
Një deklaratë nga zyra e kryeministres Meloni thotë se puna ka filluar për fillimin e menjëhershëm të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Në këtë kontekst, gatishmëria e Atit të Shenjtë për të pritur bisedimet në Vatikan u pa si pozitive. Italia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë për të lehtësuar kontaktet dhe përpjekjet për paqe”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen