top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA MELONI MORI MBËSHTETJE NGA ERDOGANI PËR TË KUFIZUAR FLUKSET MIGRATORE NGA LIBIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2024
  • 3 min read

Stamboll, Turqi | Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) mori mbështetje nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të kufizuar flukset migratore nga Libia, duke u përpjekur të përsërisë përpjekjet e përbashkëta që kanë ngadalësuar ato në rrugën Turqi-Itali.

 

Ky është lajmi kryesor që doli nga takimi prej më shumë se dy orësh në Stamboll, në të cilin, kryeministrja italiane falënderoi presidentin turk për përpjekjet ndërmjetësuese midis Ukrainës dhe Rusisë, veçanërisht për marrëveshjen e grurit.

 

Në krizën tjetër të madhe gjeopolitike, atë midis Izraelit dhe Hamasit, lufta në Gaza konsiderohet se është pjesë e debatit për çështjet kryesore globale.

 

LUFTËRAT NË EUROPË DHE LINDJEN E MESME.

 

Mund të ndiejmë ndjeshmëri të ndryshme për atë dosje delikate, e cila, megjithatë u trajtua, dhe në të cilën kryeministrja Meloni i mëshoi objektivit të dy shteteve.

 

Italia po përpiqet të lëvizë me ekuilibër në fuçinë e barutit të Lindjes së Mesme, ndërsa presidenti Erdogan prej disa kohësh ka filluar sulmet e tij ndaj Izraelit.

 

Dhe ndoshta nuk është rastësi që Anadolu, agjencia shtetërore turke, menjëherë pas takimit, rijehoi fjalët e thëna 24 orë më parë nga sekretarja e Partisë Demokratike Eli Shlein (Elly Schlein), për nevojën për të shmangur dërgimin e armëve në Izrael.

 

Megjithatë, luftërat që po zhvillohen në kufijtë e Europës na shqetësojnë, siç paralajmëroi presidenti italian Serxhio Matarela (Sergio Mattarella), duke kujtuar se Europa ka gdhendur fjalën paqe në identitetin e saj, dhe duke i thirrur sundimtarët në përgjegjësi.

 

Tensionet në Detin e Kuq janë urgjenca më e fundit gjeopolitike që ka hyrë në axhendën e ekzekutivit italian dhe të kryeministres Meloni, e cila ka zgjedhur misionin delikat në Stamboll, për të nisur një sërë angazhimesh ndërkombëtare (i radhës në Japoni, në fillim shkurt) në vitin e G7.

 

Në orët në të cilat Meloni zbriti në aeroportin Ataturk, kanalet televizive lokale u fokusuan tek astronauti i parë turk në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, në të cilin, pjesë e misionit është edhe italiani Ualter (Walter) Villadei.

 

Vizita filloi nga Pazari i Madh, tregu më i madh dhe më i vjetër në Stamboll, një ndalesë e detyrueshme për turistët.

 

E rrethuar nga agjentët e eskortës, kryeministrja mori duartrokitje nga dyqanxhinjtë dhe shikuesit e pranishëm, shkëmbeu disa batuta me ata që e përshëndesin në italisht, mes atyre që i ofruan një kafe turke dhe një kazandibi, një ëmbëlsirë tipike me bazë pule.

 

INTERESAT E ANKARASË NË LIBI.

 

Pastaj presidenti Erdogan e priti në pallatin Vahdettin, një rezidencë presidenciale në anën aziatike të qytetit.

 

Midis intervistës dhe darkës zyrtare (pa deklaratat e zakonshme përfundimtare për shtyp), në rreth dy orë e gjysmë u trajtuan prioritetet e përbashkëta mes dy aleatëve të NATO-s.

 

Objektivi është forcimi i bashkëpunimit migrator, i cili, theksojnë burimet italiane, vitin e kaluar çoi në një ulje prej 56% të flukseve të parregullta përgjatë korridorit Itali-Turqi.

 

Në raport me Libinë, Ankaraja ka një efekt stabilizues si Roma, dhe interesa të forta në fushën e energjisë. Ministritë e jashtme përkatëse synojnë të përfundojnë së shpejti një marrëveshje.

 

Siguria dhe zhvillimi i kontinentit afrikan u diskutua edhe në kuadër të samitit të radhës Itali-Afrikë në Romë, me të cilin, kryeministrja Meloni synon t'i japë shtysë Planit Mattei.

 

Marrëdhëniet dypalëshe ishin gjithashtu në tryezë. Tregtia, shpjegojnë burimet italiane, ka kaluar 25 miliardë € dhe po i afrohet objektivit të përbashkët prej të paktën 30 miliardë € në vitin 2030.

 

U shqyrtuan gjithashtu mundësitë ekonomike për kompanitë italiane, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes, e për rrjedhojë edhe për Leonardo-n.

 

Dronët Astore mund të pajisen me raketa të lehta, ose raketa të drejtuara, si sistemi Cirit, nga kompania turke Roketsan.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page