PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: I LUMTUR NËSE ITALIA DO TË INVESTOJË NË MBROJTJEN TONË; MIRËNJOHËS NDAJ KRYEMINISTRES XHORXHA (GIORGIA) MELONI PËR UDHËHEQJEN E SAJ NË MBËSHTETJEN E UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10
- 1 min read

Romë, Itali | “Jam mirënjohës ndaj Xhorxha (Giorgia) Melonit dhe Italisë për lidershipin e tyre në mbështetjen e Ukrainës dhe për organizimin e konferencës së madhe ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Ukrainës.
Niveli i vendimeve dhe takimeve është vërtet i lartë. Së bashku, po forcojmë të ardhmen e Ukrainës.
Prioriteti ynë kryesor tani është mbrojtja ajrore dhe prodhimi i dronëve, veçanërisht i interceptorëve.
Do të ishim të lumtur të shihnim investime italiane në gjithçka që mbron jetët në Ukrainë sot dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e Italisë nesër”, shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments