KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI: ITALIA DO TË MBËSHTESË BASHKËPUNIMIN E RËNDËSISHËM NË MBROJTJE ME UKRIANINËN; DO TË MBËSHTESIM REZISTENCËN HEROIKE TË POPULLIT UKRAINAS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 10
- 1 min read

Romë, Itali | “Italia do të vazhdojë të mbështesë rezistencën heroike të popullit ukrainas, siç ka bërë deri më tani, në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe bashkëpunimin midis industrive tona të mbrojtjes, ndër çështjet që kemi trajtuar, e cila, po bëhet gjithnjë e më qendrore dhe në të cilën duam të vazhdojmë të investojmë.
Ne e dimë sa e rëndësishme është t’i lejojmë Ukrainës të vazhdojë të mbrohet, veçanërisht nga sulmet gjithnjë e më brutale me të cilat Rusia vazhdon të shënjestrojë civilët”.
Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni e tha këtë në deklaratat për shtyp së bashku me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, pas takimit dypalësh në kuadër të Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments