top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONIA DREJT NJË PIKE KTHESE EPOKALE NË HISTORINË E SAJ POLITIKE | SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI) BËHET KRYEMINISTRJA E PARË FEMËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 19
  • 1 min read
ree

Tokio, Japoni | Marrëveshja e nënshkruar ditët e fundit në Tokio hedh edhe një herë themelet për ndryshimin epokal në politikën japoneze, i paralajmëruar tashmë me zgjedhjen e znj. Sanae Takaiçi (Takaichi) si presidente e Partisë Liberale Demokratike (LDP), e cila, tani po udhëheq qeverinë.


Pika e kthesës erdhi të premten e kaluar, gjatë bisedimeve të rëndësishme midis znj. Takaiçi (Takaichi) dhe z. Fumitake Fujita, bashkëkryetar i Nippon Ishin-it (Partia e Inovacionit në Japoni) të opozitës, në të cilat të dy partitë ranë dakord të formojnë një aleancë.


Marrëveshja bazë për një qeveri koalicioni e ka bërë Ishin të tërhiqet nga negociatat për një alternativë me forcat kryesore të opozitës, dhe me seancën e ardhshme të jashtëzakonshme të Dietës të planifikuar për 21 tetor, zgjedhja e znj. Takaiçi (Takaichi) - që do ta bënte atë kryeministren e parë femër të Japonisë - tani duket e pashmangshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page