KRYEMINISTRJA FINLANDEZE DIVORCOHET NGA BASHKËSHORTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 10, 2023
- 1 min read

Finlandë | Kryeministrja finlandeze Sanna Marin po divorcohet nga bashkëshorti i saj, z. Markus Raikkonen, me të cilin ka bashkëjetuar për 19 vjet, ndërsa martesën e kryen në vitin 2020. Të dy e njoftuan këtë akt, me dy pastime identike, secili nga llogaria e tij në Instagram.
Tashmë ish-çifti ka zgjedhur të publikojë një foto së bashku, të buzëqeshur, ku shfaqet një mbishkrim, i njëjtë për të dy: Kemi kërkuar divorcin me marrëveshje të përbashkët.
I jemi mirënjohës njëri-tjetrit për 19 vitet e kaluara së bashku, dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miqtë më të mirë. Ne do të vazhdojmë të kalojmë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të komentojmë më tej për këtë çështje- thanë ta në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Të dy u martuan në vitin 2020, në mes të pandemisë dhe kanë një vajzë pesëvjeçare. 37-vjeçarja Marin, e mundur në zgjedhjet e muajit të kaluar, u bë kryeministri më i ri në botë në vitin 2019, në moshën 33-vjeçare, duke udhëhequr një koalicion të qendrës së majtë, me pesë udhëheqëse partiake femra, katër prej të cilave janë nën 35 vjeç. Nën mandatin e saj, znj. Sanna Marin udhëhoqi Finlandën drejt anëtarësimit historik në NATO, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta rizgjedhur atë.

___.png)












Comments