top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ): NUK PËRJASHTOHET ASNJË HIPOTEZË PËR NDËRPRERJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28, 2025
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) tha se ai nuk po përjashton asnjë hipotezë për shkaqet e ndërprerjes së energjisë që preku Gadishullin Iberik dhe u kërkoi qytetarëve t'i kushtojnë vëmendje vetëm lajmeve të përhapura përmes kanaleve zyrtare.

 

Kryeminsitri Sançez (Sánchez), i cituar nga gazeta spanjolle “El Pais”, tha se hidrocentralet ishin tashmë funksionale dhe shprehu besimin se furnizimet do të rivendoseshin së shpejti, pa specifikuar një afat kohor.

 

Kryeministri Sançez (Sanchez) i kërkoi gjithashtu popullatës të mos spekulojë.

 

Shkaqet janë ende duke u studiuar. Është më mirë të mos spekulojmë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në Pallatin Monkloa (Moncloa), ku gjithashtu u kërkoi qytetarëve që të përdorin celularët me përgjegjësi.

 

Kryeministri falënderoi Francën dhe Marokun për solidaritetin dhe bashkëpunimin e tyre që kanë lejuar rivendosjen e furnizimit me energji elektrike në Spanjën veriore dhe jugore.

 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish në orën 7 pasdite.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page