top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI: LËSHUAM 30 RAKETA BALISTIKE KUNDËR IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Teherani pretendon se ka qëlluar 30 raketa balistike një dhe dy tonëshe drejt Izraelit dhe se të gjitha goditën objektivat e tyre të synuara.


Raketat shkatërruan sistemet kryesore hapësinore izraelite”, e thënë kjo sipas Komandantit të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare, Maxhid Musavi (Majid Mousavi) - i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”.


Sulmet tona me raketa do të vazhdojnë derisa sulmuesit të ndëshkohen”, tha ai.


Ndërkohë, Garda Revolucionare Islamike, njoftoi se këtë mëngjes nisi valën e 48-të të sulmeve në përgjigje të ofensivës së nisur më 28 shkurt nga ShBA-ës dhe Izraeli, duke synuar objektiva në Izraelin verior dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme me raketa dhe dronë.


Marina iraniane gjithashtu pretendoi se kishte goditur bazën ajrore amerikane në Al Dhafra, në Emiratet e Bashkuara Arabe, me raketa balistike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page