KRYEMINISTRI SLLOVEN ROBERT GOLOB: NËSE BASHKIMI EVROPIAN NUK VEPRON NDAJ IZRAELIT SHTETET DUHET TË VEPROJNË VETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Nëse BE-ja nuk bën diçka konkrete sot ose brenda dy javësh, atëherë çdo shtet anëtar, përfshirë Slloveninë dhe disa vende me të njëjtat mendime, do të duhet të ndërmarrë hapat e ardhshëm vetë.
“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë jo vetëm për të treguar solidaritet, por edhe për të ushtruar presion të vërtetë mbi qeverinë izraelite”, tha kryeministri slloven Robert Golob gjatë rrugës për në samitin e BE-së.
“Duhet të kishim bërë më shumë në të kaluarën, por nuk është kurrë vonë. Kjo do të thotë që sot do të hapim diskutimin mbi Nenin 2”, vazhdoi z. Golob.
“Unë kam marrë tashmë informacion nga Përfaqësuesja e Lartë Kallas se ka një shkelje të Nenit 2 mbi të drejtat e njeriut në Gaza.
Fatkeqësisht, disa shtete anëtare, shtete të rëndësishme anëtare, kanë vendosur të japin përparësi interesave të tyre dhe jo të drejtave të njeriut të popullit palestinez”, shtoi kryeministri slloven.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments