KRYEMINISTRI RAMA PRANON DËSHTIMIN NË KADASTËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama, prezantoi reformën për Kadastrën. Ai e pranoi se nuk kanë mundur ta transformojnë Kadastrën, ndonëse kanë pasur shumë kohë në dispozicion, edhe pse theksoi se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por pa rezultate konkrete. Ai tha: “Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion që ta transformojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë.” Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


























Comments