KRYEMINISTRI KANADEZ MARK KARNI (CARNEY): KANADAJA NUK EKZISTON DHE NUK LULËZON PËR SHKAK TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 1 min read

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Kanadaja nuk ekziston për shkak të Shteteve të Bashkuara”.
Kështu tha Kryeministri kanadez Mark Karni (Carney) - në përgjigje ndaj Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
“Në një epokë të populizmit dhe nacionalizmit etnik në rritje, Kanadaja mund të tregojë se diversiteti mund të jetë një forcë, jo një dobësi”, tha Kryeministri Karni (Carney), duke theksuar se Kanadaja nuk mund t'i zgjidhë të gjitha problemet e botës.
“Por ne mund të tregojmë se një rrugë tjetër është e mundur, se harku i historisë nuk është i destinuar të anojë drejt autoritarizmit dhe përjashtimit, por prapëseprapë mund të përkulet drejt progresit dhe drejtësisë.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet të jashtëzakonshëm; në ekonomi, në siguri dhe në shkëmbim të pasur kulturor.
Por Kanadaja nuk lulëzon për shkak të Shteteve të Bashkuara. Kanadaja lulëzon sepse ne jemi kanadezë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments