KRYEMINISTRI JAPONEZ DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN E NATO-s | NATO DO TË HAPË ZYRË NË TOKIO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25, 2023
- 3 min read

Kryeministri japonez Fumio Kishida. Tokio, Japoni | Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, synon të marrë pjesë në samitin e NATO-s, i planifikuar për t’u zhvilluar në muajin korrik në Lituani, dhe tashmë ka ndërmarrë përgatitjet e nevojshme. Ky fakt bëhet i ditur nga burime qeveritare të cituara nga agjencia e lajmeve “Kyodo”, në shenjë të mëtejshme të forcimit progresiv të lidhjeve midis Tokios, dhe aleancës ushtarake. Sipas parashikimeve, në margjinat e samitit, z. Kishida synon të diskutojë me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, planet e NATO-s për hapjen e zyrës së saj të parë ndërlidhëse aziatike në kryeqytetin japonez. Z. Kishida tha dje se vendi nuk planifikon t'i bashkohet NATO-s si një vend anëtar ose “gjysmë anëtar”, por konfirmoi për herë të parë diskutimin e planeve për hapjen e një zyre ndërlidhëse në Tokio. “Nuk kam dijeni për ndonjë vendim përfundimtar”, theksoi kryeministri gjatë një seance debati parlamentar. Gazeta “Nikkei”, parashikoi në fillim të këtij muaji se NATO po planifikon të hapë një zyrë ndërlidhëse në Tokio, e cila do të jetë e para e këtij lloji e inauguruar nga aleanca në rajonin aziatik. Sipas thashethemeve, zyra do të hyjë në funksion vitin e ardhshëm dhe do të lejojë NATO-n të kryejë konsultime periodike me Japoninë dhe partnerë të tjerë kyç në rajon - kryesisht Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re - në një kontekst të forcimit në rritje të organizatës në oqeanin Indeo-Paqësor. NATO dhe Japonia synojnë gjithashtu të rrisin bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një Programi të Partneritetit të Përshtatur (ITPP), përpara samitit të ardhshëm të aleancës të planifikuar për 11-12 korrik në Vilnius, Lituani. Sipas parashikimeve të gazetës, bashkëpunimi do të forcohet veçanërisht në fushën e luftimit të krimit kibernetik, teknologjive në zhvillim, armëve shkatërruese, dhe shkëmbimit të notave për luftën kundër dezinformimit. Sipas “Nikkei”, plani për hapjen e zyrës ndërlidhëse është diskutuar nga kryeministri japonez Fumio Kishida dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jnst Stoltenberg janarin e kaluar, me rastin e vizitës së këtij të fundit në Tokio. Një draft i propozimit thuhet se u qarkullua midis aleancës prej 31 anëtarësh në mes të prillit. Siç tha zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu, “NATO dhe Japonia ruajnë një bashkëpunim të gjatë, siç tregohet nga vizita e sekretarit të përgjithshëm në Tokio, në fillim të këtij viti, dhe nga pjesëmarrja e ministrit të jashtëm japonez në takim të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në muajin prill 2023.”
Znj. Lungesku përmendi gjithashtu deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të lëshuara në Tokio shkurtin e kaluar sipas të cilave, “midis partnerëve të NATO-s, askush nuk është më i afërt ose më i aftë se Japonia.” “Ne ndajmë të njëjtat vlera, interesa dhe shqetësime, duke përfshirë mbështetjen e Ukrainës, dhe adresimin e sfidave të sigurisë të paraqitura nga regjimet autoritare, dhe partneriteti ynë po bëhet më i fortë. Partneriteti ynë vazhdon të rritet”, tha zëdhënësja. “Bashkëpunimi praktik përfshin një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, sigurinë, ndihmën humanitare dhe lehtësimin e fatkeqësive, mospërhapjen, shkencën, teknologjinë dhe sigurinë njerëzore. Lidhur me planet për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Japoni, ne nuk do të hyjmë në detaje e diskutimeve të vazhdueshme mes aleatëve të NATO-s. Por, në përgjithësi, NATO ka zyra dhe marrëveshje ndërlidhëse me një sërë organizatash ndërkombëtare, dhe vende partnere, dhe aleatët vlerësojnë rregullisht marrëveshje të tilla ndërlidhjeje, për të siguruar që ato të përmbushin më së miri nevojat e NATO-s dhe partnerëve tanë”, përfundoi ajo.

___.png)
















Comments