top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI IZRAELIT VIZITOI KIBUCËT* QË RANË PREH E SULMEVE TERRORISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 14, 2023
  • 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Hamasi nis “Stuhinë al-Aksa” kundër Izraelit.


Izraeli si kundërpërgjigje nisi operacionin e koduar “Shpatat e Hekurta”, pas sulmeve terroriste të Hamasit.


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kryer një inspektim të kibucit Beeri, dhe Kfar Aza, në zonën e Izraelit pranë kufirit me Rripin e Gazës.


Atje, kryeminsitri kaloi mes rrënojave të shtëpive, ku ndodhi masakra e tmerrshme. Kështu bëhet e ditur në një deklaratë zyrtare, të lëshuar pas largimit të kryeministrit nga zona.


Kryeminsitri Netanjahu, saktëson deklarata, u takua me luftëtarët në terren, duke përfshirë komandantin e brigadës së parashutistëve.


Ato fshatra, që u bënë objekt sulmesh terroriste nga milicët e Hamasit tani janë të shkreta, sepse, banorët janë evakuuar në vende të sigurta.


*Kibuci është një komunitet i qëllimshëm në Izrael, që tradicionalisht bazohet në marrjen me bujqësi. Kibuci i parë, u themelua në vitin 1910, dhe ishte Degania. Në këtë foto ajrore ilustruese paraqitet një kibuc tradicional izraelit.


Lajm në përditësim, ...


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page