KRYEMINISTRI IRAKIAN MOHAMMED SHIA AL SUDANI VIZITOI TURQINË | TURQIA DHE IRAKU LIDHËN 11 MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 9
- 2 min read

Ankara, Turqi | Turqia dhe Iraku nënshkruan 11 marrëveshje në fusha të ndryshme që synojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë të mbajtur dje në Ankara.
Në veçanti, një marrëveshje mbi procedurat standarde të zbatimit për riatdhesimin dhe riintegrimin vullnetar të qytetarëve irakianë u nënshkrua nga Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Migracionit të Parregullt të Turqisë dhe Departamenti i Çështjeve të Migracionit të Irakut.
Ministritë e brendshme nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në trajnime.
Një Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në trajnim është nënshkruar nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë së Ministrisë së Brendshme Turke me Ministrinë e Brendshme të Irakut.
Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për të luftuar trafikun e paligjshëm të substancave narkotike dhe psikotrope.
Në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave, Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Qendra Kombëtare Irakiane për Menaxhimin e Krizave dhe Fatkeqësive në varësi të Ministrisë së Brendshme nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.
Të dy vendet zgjeruan gjithashtu marrëveshjen e tyre të vitit 2009 mbi teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, përmes një protokolli shtesë të nënshkruar nga Ministria Turke e Transportit dhe Ministria Irakiane e Komunikacionit.
Një tjetër Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua midis Ayda International Integrated Defense Systems dhe grupit irakian Al Zaman për Kontraktimin e Tregtisë së Përgjithshme dhe Ndërtimin e Anijeve.
Në fushën e arsimit, Këshilli i Arsimit të Lartë i Turqisë dhe Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor e Irakut kanë rënë dakord të krijojnë degë dhe programe arsimore për universitetet turke në Irak.
Ministria Turke e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Ministria Irakiane e Planifikimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në metrologji.
Ministria turke e Mbrojtjes dhe Komisioni i Industrisë Ushtarake të Irakut kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Së fundmi, Ministritë e Drejtësisë të të dy vendeve nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim gjyqësor.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), në një konferencë të përbashkët me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al Sudani tha se mirëpret rolin e Irakut në stabilizimin e rajonit dhe konfirmoi gatishmërinë e tij për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Marrëdhëniet tona me Irakun kanë fituar një vrull të madh pas vizitës sime në Bagdad vitin e kaluar. Vëllimi tregtar ka arritur në 18 miliardë dollarë”, tha presidenti turk, duke përsëritur vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën kundër terrorizmit.
Nga ana e tij, kryeminsitri Al Sudani theksoi se Iraku është i lidhur me Turqinë nga lidhjet fqinjësore, interesat e përbashkëta, historia dhe marrëdhëniet shoqërore dhe fetare.
“Vizita jonë në Ankara është një vazhdim i vizitës së presidentit turk në Bagdad vitin e kaluar”, tha kryeministri irakian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments