top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI HUNGAREZ VIKTOR ORBAN: RUSIA E KA FITUAR LUFTËN NË UKRAINË; PYETJA E VETME ËSHTË SE KUR DO TA PRANOJË PERËNDIMI SE KJO KA NDODHUR?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13
  • 1 min read
Kryeministri hungarez Viktor Orban.
Kryeministri hungarez Viktor Orban.

Budapest, Hungari | Rusia e ka fituar luftën në Ukrainë”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban përpara takimit të së premtes midis Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - në faqen e saj të internetit.


Kryeministri Orban, i cili, ka mbajtur lidhje të ngushta me Presidentin Putin edhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, ishte i vetmi udhëheqës i Bashkimit Evropian të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët duke deklaruar se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur të ardhmen e saj.


Po flasim sikur të ishte një situatë lufte e hapur, por nuk është. Ukrainasit e humbën luftën. Rusia e fitoi këtë luftë”, tha Kryeministri Orban në një intervistë me kanalin në YouTube “Patriot”.


Pyetja e vetme është se kur dhe në çfarë rrethanash Perëndimi, i cili, mbështet ukrainasit, do ta pranojë se kjo ka ndodhur, dhe, cilat do të jenë pasojat e gjithë kësaj”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page