KRYEMINISTRI FIKO (FICO): KA ARDHUR KOHA PËR TË BËRË HAPIN E PARË | FALJE: NUK KAM URREJTJE NDAJ INDIVIDIT QË MË QËLLOI DHE NUK DO TA NDJEK PENALISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 5, 2024
- 1 min read
Bratisllavë, Sllaki | Kryeministri sllovak Robert Fiko (Fico) foli në video për herë të parë që nga sulmi me armë zjarri i të cilit ishte viktimë më 15 maj 2024.
Kryeministri Fiko (Fico) tha se ishte gati të kthehej në punë në muajin qershor.
“Ka ardhur koha për të bërë hapin e parë: falje. Nuk kam urrejtje ndaj individit që më qëlloi - tha kryeministri Fiko (Fico) - duke shtuar se nuk do të kërkonte dëmshpërblim dhe as do të merrte masa ligjore ndaj tij.”
“Në fund duket qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike që opozita e dështuar dhe e frustruar ka zhvilluar në Sllovaki në përmasa të paimagjinueshme”, tha kryeministri Fikko (Fico), i cili në video akuzon mediat antiqeveritare dhe OJQ-të se duan të banalizojnë tentativën për ta vrarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















