BANKA QENDRORE EVROPIANE: PROPOZIMI PËR ASETET RUSE DO TË SHKELTE TRAKTATET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Frankfurt, Republika Federale e Gjermanisë | Përpjekja e fundit për të mbështetur Ukrainën me asete ruse të bllokuara ka pësuar një pengesë të re nga Banka Qendrore Evropiane, e cila, paralajmëroi se plani do të shkelte traktatet e Bashkimit Evropian dhe do të minonte pavarësinë e institucionit.
Banka Qendrore Evropiane ka refuzuar të ofrojë likuiditet emergjent për kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën, duke paralajmëruar se një gjë e tillë do të shkelte traktatet themeluese të Bashkimit Evropian dhe do të minonte pavarësinë shumë të vlerësuar të bankës.
“Një propozim i tillë nuk është duke u shqyrtuar sepse ka të ngjarë të shkelte rregullat e traktateve evropiane që ndalojnë financimin monetar”.
Ky është qëndrimi i Bankës Qendrore Evropiane, pas raportimeve nga enti mediatik “Financial Times” (Kohërat Financiare) se Eurotower nuk do të ofronte garanci për kredinë prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, duke shfrytëzuar asetet ruse të depozituara te Euroclear.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments