KRYEMINISTRI BELG BART DE UEVËR (WEVER): MOSKA NA KËRCËNOI ME HAKMARRJE TË PËRJETSHME PËR ASETET E NGRIRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 24
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Moska na tha se nëse prekim paratë, do t'i ndiejmë efektet e tyre përjetësisht”.
Kryeministri belg Bart De Uevër (Wever) e tha këtë në një konferencë për shtyp lidhur me mundësinë e përdorimit të aseteve ruse.
“Do të preferoja një zgjidhje tjetër, por besoj se Komisioni do të kthehet me një propozim dhe do të përpiqet ta sjellë atë në jetë, veçanërisht pasi zgjidhja për financimin e Ukrainës është urgjente”, shtoi ai.
“Por, atëherë duhet të kishim filluar negociatat më herët dhe ndoshta të dilnim menjëherë me një propozim më të menduar”, theksoi ai.
Borxhi i përbashkët, si me Covid-in, mund të jetë përgjigja.
Por, nevojitet unanimitet midis 27 vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments